Flash

Gjirokastër, arrestohet i riu që lëvizte me armë dhe drogë

Lapsi.al 17 April 2020
Gjirokastër, arrestohet i riu që lëvizte me armë dhe

Një 20- vjeçar në Golem të Gjirokastrës është arrestuar gjatë operacionit policor ”Vezhishti” pasi u kap me drogë dhe kallashnikov.

Personi me inicialet S.R, u evidentua teksa qarkullonte në pyll me armë teksa ju gjet dhe lënë narkotike.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.

Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kamëz, aksident në rrugën "Donald Trump"

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur nga përplasja e dy makinave në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Donald Trump”, ku mjeti me drejtues sh...

20:31

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI