Flash

Autorizimi për makinën tek e-Albania/ Rama tregon si mund të ulen dy veta në një mjet

Lapsi.al 17 April 2020
Autorizimi për makinën tek e-Albania/ Rama tregon si mund të ulen

Edi Rama deklaroi se autorizimi i mjetit për punonjësit që lejohen të punojnë do bëhet si ajo për lejen e daljes në E-albania, pra duke u thjeshtëzuar.

Rama shprehet se kjo bëhet për të hequr fazën e aplikimeve në Polici që kishte dhe në masë refuzimesh apo mospërgjigjiesh.

Po ashtu ai ka thënë se këta punonjës shoferë mund të marrin dhe një pasagjer koleg mbrapa të ulur diagonal me të.

"Javën e ardhshme në platformën e-albania do të merret një autorizim si për këmbësorët një autorizim javor dhe një vend pasagjer diagonal që mund të jetë vetëm koleg pune.

Do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund fazën e aplikimeve në Polici me mori e-maile pasi ka pasur edhe refuzime masive, edhe raste mospërgjigjesh që kanë shkaktuar dhimbje koke por shëndeti mbi të gjitha.”- tha Rama. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Nesër e premte, a do të mbajë koha?

Dita e premte do të jetë e kthjellët. Sipas IGJEUM nuk do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të variojnë në bregdet 7 / 18 °C, në vendet e ulëta 3 / 19 °C dhe...

23:59

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI