Flash

Rama fal 9 mijë gjobat për këmbësorët dhe makinat: Nuk bëhem si Enveri

Lapsi.al 17 April 2020
Rama fal 9 mijë gjobat për këmbësorët dhe makinat: Nuk

Edi Rama ka deklaruar se do të falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët dhe makinat që kanë thyer masat e COVID-19.

Rama thekson se nuk planifikon të bëhet si ish-diktatori Enver Hoxha.

"Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkiemt nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri as dëshirë e shpirtit tim diktatorial." - u shpreh Rama.

Sipas tij ndëshkimet e rrepta dhe të pakthyeshme do të fillojnë nga java tjetër me hyrjen në fuqi të dënimeve të reja pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme në Kuvend.

Kjo do të thotë se 7 mijë e 107 qytetarë që kanë thyer masat si këmbësorë nuk do paguajnë gjobën 10 mijë lekë teksa 1 mijë e 941 shoferëve që u është bllokuar mjeti apo automjeti, patenta dhe është dënuar me gjobë do i kthehet automjeti apo mjeti, patenta si dhe nuk do paguajnë gjobë.

"Shëndeti mbi të gjitha. Falë jush është krenaria legjitime për bilancin e derikëtushëm për këtë betejë kombëtare.

Së dyti jua them sot se sa keq do të ishim po mos kishim bërë gjithçka kemi bërë këtu. Teksa fillojmë hapemi se secili, çdonjëri prej jush bilanci i sotëm mund të përmbyset nëse harrojmë që armiku i padikshëm është kudo, mes nesh, në çdo moment të përfitojë nga gabimi më i vogël. 

Vendosëm një kornizë të re masash ndëshkuese, penale dje në Kuvend.. Ka disa tipa që jeta më ka mësuar që nuk ndryhsojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë, se nuk i lë mllefi, injoranca, ligësia apo mendësi se mund të japin mend. Këta tipa qofshin ngelësa tipikë me analista në skype apo me rpofil fallco. U hodhën përpjetë për të mbrojtur demokracinë, nga çfarë nga mbushja e vakumit në Kodin penal që ishte pa asnjë rresht për një situatë epidemia. Nuk kam asnjë problem me ta, e kanë me veten.Jo unë po as zoti nuk ua zgjidh dot.

Dua t'ju siguroj të më beson se Kodi Penal ka vetëm një qëllim mbrojtjen e jetës dhe familjes tuaj nga abuziemt që mund të kërcënojnë secilin prej jush.

Sot dua t’ju jap një provë të thjeshtë për shkak se ndëshkiemt nuk janë as plan për t’u bërë si Enveri as dëshirë e shpirtit tim diktatorial. Për ta forcuar dëshirën kolektive dhe një pakicë nuk mund të lejojë të gërryejë rezistencën dhe të hedhë në lumë gjithë këtë rezistencë duke hedhur në lumë.

Jan ekzekutuar 7 mijë e 107 gjoba për këmbësorët dhe për automjetet të cilat kemi vendosur që t’i falim të gjitha por që nga java tjetër me ndryshimet në Kodin Penal ndëshkimet janë të pakthyeshme.  Nga java tjetër startojmë të gjithë të barabartë”- u shpreh Rama. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Nesër e premte, a do të mbajë koha?

Dita e premte do të jetë e kthjellët. Sipas IGJEUM nuk do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të variojnë në bregdet 7 / 18 °C, në vendet e ulëta 3 / 19 °C dhe...

23:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI