Flash

Shtohen rastet me koronavirus në Kosovë, 480 të infektuar

Lapsi.al 17 April 2020
Shtohen rastet me koronavirus në Kosovë, 480 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 31 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar totalin në 480.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 209 mostra, prej të cilave 31 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërsa 5 persona të prekur nga koronavirusi janë shëruar duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën me COVID-19 në 79.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

PESË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19! Sot më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok. Sot më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84). Më datë 17 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020. Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial). Nga data 08 shkurt deri më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.124 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e tetëdhjetë (480) me dydhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.223.240 raste të COVID-19 dhe 152.328 raste të vdekjes.

Të këshilluara

Kamëz, aksident në rrugën "Donald Trump"

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur nga përplasja e dy makinave në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Donald Trump”, ku mjeti me drejtues sh...

20:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI