Flash

Falen gjobat dhe rikthehen patentat e bllokuara, Rama nxjerr vendimin: Ata që gabuan meritojnë një shans të dytë, por s'ka justifikime me Kodin e ri Penal

Lapsi.al 17 April 2020
Falen gjobat dhe rikthehen patentat e bllokuara, Rama nxjerr vendimin: Ata

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e nënshkruar për faljen e gjobave, kthimit të patentave dhe makinave që janë bllokuar gjatë shtetrrethimit.

Rama shkruan se të gjitha do të kthehen jo sepse nuk u gabua por sepse ishte një situatë e jashëzakonshme dhe të gjithë meritojnë një mundësi të dytë. Por gjithashtu kreu i qeverisë bëri thirrje për kujdes, pasi me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal, askush nuk do të tolerohet më.

“Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë! Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…”-shkruan Rama.

Të këshilluara

Kamëz, aksident në rrugën "Donald Trump"

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur nga përplasja e dy makinave në Kamëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Donald Trump”, ku mjeti me drejtues sh...

20:31

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI