Flash

Video/ Lotët e Fenomenit në dëmtimin që tronditi botën: “Ja çfarë më tha kirurgu”

Lapsi.al 16 April 2020
Video/ Lotët e Fenomenit në dëmtimin që tronditi botën:

Dëmtimi i Ronaldo Fenomenti ka qenë një nga ata më dramatikët dhe që kanë tronditur më shumë tifozët, ndoshta edhe për shkak të staturës së brazilianit e afeksionit që publiku kishte për të. I intervistuar nga Forbes Brasil, presidenti aktual i Real Valladolid, Ronaldo, ka kujtuar periudhën e tmerrshme të dëmtimit të pësuar në 12 prill 2000, kur në fushën e Olimpico në Roma këputi kruciatin duke i lënë pa frymë tifozët e Inter.

“Në sezonin tim të parë tek Inter nisa të vuaj në mënyrë kronike nga tendinat, pastaj iu nënshtrova operacionit për të bërë korigjimin e në kthimin tim në fushë u dëmtova – kujton Ronaldo -. Më kishte pushtuar dëshpërimi: mendja më punonte me shpejtësi, mendoja se e ardhmja ime ishte në rrezik të madh. Isha shumë i ri, kisha luftuar për tu kthyer e pastaj pësova atë dëmtim pa precedentë në botën e futbollit: nuk e dija nëse do të kthehesha”, u shpreh Fenomeni.

Gjatë periudhës së rikuperimit, Ronaldo tregon: “Në muajin e tetë shkova tek një nga specialistët më të mirë të Orlandos, i cili më tha se duhet të përfundoja në thikë edhe njëherë për të shpresuar të kisha një jetë normale, e absolutisht të bëja sport më. Pas dy vjetësh u ktheva të luaja e për një atlet profesionist është një kohë e gjatë. Kur kthehesh në stërvitje, vijnë problemet e para muskulare. Pavarësisht kësaj, kisha besim tek mjeku im e tek gjuri, kisha shumë forcë. Nuk e dija forcën që kisha brenda vetes. Ai moment është dramatik edhe ta tregosh, jo më ta jetosh… Kalova dy muaj në të njëjtën mënyrë, por asnjëherë nuk mendova të dorëzohesha. Mu desh të luftoja për ëndërrën time”.

https://www.youtube.com/watch?v=pE06ooFOBlk

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI