Flash

Paradoks shqiptar, Marini: "Do e kalojmë më lehtë krizën, klubet nuk varen nga të drejtat televizive"

Lapsi.al 15 April 2020
Paradoks shqiptar, Marini: "Do e kalojmë më lehtë

Rifillimi apo jo i kampionateve është një cështje e nxehtë, që për momentin mban pezull futbollin në botë, por paralelisht janë edhe cështjet e merkatos që do të bëhen po aq të rëndësishme, sapo të afrohet dritarja e merkatos. Kriza në futboll, e shkaktuar nga pandemia e Covid 19, ka vënë në alarm klubet. Lojtarët në kategoritë e rëndësishme negociojnë shkurtimin e pagave, por pjesa më e rrezikuar janë ata të ligave inferiore. Gjithësesi, në analizën e menaxherit të futbollit Elton Marini, Shqipëria do ta kalojë më lehtë krizën për një motiv të thjeshtë: të ardhurat e klubeve nuk varen nga të drejtat televizive: Pagesat e lojtarëve është cështja më e nxehtë. Në Shqipëri, edhe pse situata është e vështirë, nuk ka një njoftim zyrtar nga klubet, por nuk besoj se burimet e klubeve tona janë të lidhura si shumica e klubeve në Europë ku e drejta TV është një nga të ardhurat kryesore. Në dijeninë time, klubet shqiptare mund të stopojnë një apo dy muaj por pas rifillimit nuk do të kenë pasoja që të mund të lidhen me vështirësinë për të paguar rrogat e lojtarëve".

Zgjatja e kontratave në skadencë deri në përfundimin efektiv të sezonit, ndërhyrja në rast të mungesës së akordeve të përbashkëta mbi pagën e lojtarëve, fleksibilitet për dritaret e merkatos. Këto janë disa nga propozimet e linjës për tu ndjekur, që zyra e presidencës e Fifa-s ka aprovuar për të përballuar cështjet kyce për botën e futbollit në krizë të plotë për shkak të pandemisë. Kontratat e lojtarëve në skadencë mbyllen zakonisht në qershor, në fund të sezonit, por në këtë situatë Fifa propozon që ato të zgjaten deri kur sezoni të ketë përfunduar efektivisht dhe kjo i intereson më shumë lojtarëve shqiptar, pjesa kryesore e të cilëve ka kontrata një vjecare: "Po përgatiten mekanizmat e duhura që kontratat në afatin e fundit të shtyhen deri në fundin e aktiviteteve, sepse është e lidhur ngushtë edhe me pagesat. Nga informacionet që vijnë nga Uefa e Fifa do të jetë një periudhë 16 javore që do të kenë mundësi klubet në bëjnë transferimet, pasi të rifillojnë kampionatet. Do jetë e vështirë për klubet të operojnë në një periudhë ndryshe nga sa janë mësuar, por duhet shmangur kaosi".

Për merkaton, Fifa do të jetë fleksibël e do të lejojë të spostohet dritarja e transferimeve në mënyrë që ato të bien mes fundit të sezonit të vjetër dhe fillimit të atij të ri, duke u përpjekur të garantojnë një nivel të përgjithshëm të koordinimit për të mbrojtur rregullsinë e garave.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI