Flash

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Lapsi.al 15 April 2020
Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për sulmuesin francez Olivier Giroud mund të ketë rezultatet e shpresuara. Olivier kërkon një eksperiencë të re serioze, praktikisht kërkon të mbyllë karrierën në klubin e tij të ardhshëm e Inter është gati ti plotësojë dëshirën. Në këtë mënyrë zikaltrit mund ti dhurojnë Conte, për sezonin e ardhshëm, atë zëvendësues për Lukakun që e dëshiroi aq shumë gjatë merkatos së dimrit.

Në atë kohë ndërhyri Chelsea e tratativa e ndërtuar në bazën e 10 milionë eurove nuk u përfundua, por linja e komunikimit mbeti gjithnjë e hapur. Giroud ka një kontratë në skadencë në qershor e tani që është zot i fatit të tij i ka kërkuar Inter një kontratë për tre vjet, që duke qenë se tani është 33 vjec do të thotë deri në fund të karrierës. Për të marrë atë që kërkon, francezi është gati të reduktojë pagesën vjetore, që është afërsisht tetë milionë euro në sezon. Duhet të shkojë natyrisht nën 6,5 që është pagesa më e lartë që ka në skuadrën e Conte dhe është ajo që përfiton Lukaku e Eriksen, që kanë edhe bonus të rëndësishëm: Marotta e Ausilio janë gati ti ofrojnë një dy vjecare, me opsion për një vit të tretë. Opsion që do të ishte në dorën e klubit, ose mund të bëhet automatikisht në bazë të rezultateve personale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI