Flash

Immobile shpall sfidën: "Dua rekordin e Higuain"

Lapsi.al 14 April 2020
Immobile shpall sfidën: "Dua rekordin e Higuain"

Emergjenca koronavirus ka ndalur kampionatin, por Ciro Immobile mban lart përqendrimin në prag të rinisjes së mundshme. "Duhet të jemi të aftë mentalisht - ka shpjeguar sulmuesi i Lazios -. Objektivat tonë nuk ndryshojnë". Objektiva skuadre e, natyrisht, edhe individualë. "Rekordi i golave në një kampionat të vetëm i arritur nga Higuain në 2016? Do të provoj ta thyej", ka premtuar sulmuesi bardhekaltër.

Laciali ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje dhe duhet të shënojë edhe 9 në 12 ndeshjet e mbetura për të barazuar 36 golat e Higuain me Napolin. Duhet theksuar se deri tani Immobile ka shënuar 10 herë nga pika e bardhë, ndërsa në vitin e rekordit argjentinasi shënoi vetëm 3 me penallti gjithë kampionatin. Një mision i vështirë për tu arritur, por sidoqoftë jo i pamundur. "Po stërvitem shumë për ta arritur këtë objektiv, cdokush ka një të vetin personal - u shpreh Ciro për Sky Sport -. Do ishte e bukur, si veza e Pashkës: të shohim cila do të jetë surpriza kur të kthehemi në fushë".

Immobile është duke menduar që tani për rifillimin e kampionatit e për mënyrën si duhet përballur kjo situatë e re e diktuar nga emergjenca shëndetësore. "Ambicjet mbeten, e natyrisht që në këtë moment kemi menduar pak për futbollin. Kur të afrohet momenti për tu kthyer në fushë duhet të jemi të aftë të përgatitemi mentalisht sepse janë 12 ndeshje shumë të rëndësishme për të vazhduar ëndërrën tonë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI