Flash

Akordi Eca-Uefa: Champions e Europa League në gusht me nga një ndeshje

Lapsi.al 13 April 2020
Akordi Eca-Uefa: Champions e Europa League në gusht me nga një ndeshje

Në pritje të kuptohet se kur do të kthehen skuadrat në fushë, Eca e Uefa kanë arritur një akord për të programuar fazën finale të Kupave europiane për në gusht. Një projekt që do ti jepte precedencë kampionateve kombëtare e që, sipas asaj që bën të ditur "Cadena Ser", do ti lejonte të përmbyllej Champions e Europa League në xhiron e dy javëve pa krijuar probleme planifikimi në shtator për sezonin 2020/21. Ndeshjet duhet të luhen në fushë neutrale, pa publik e në ndeshje teke.

Kështu, Eca e Uefa kanë zgjedhur rrugën e tretë, atë më të thjeshtën e më të shkurtrën për të përfunduar Champions e Europa League 2019/2020. Më herët, Sunday Express e The Sun, kishin folur për tre opsione në tavolinën e Ceferin për të kompletuar Kupat europiane këtë sezon. E para i referohej një 'final eight' për tu diskutuar në një qytet të vetëm me ndeshje teke. E dyta një final four me të njëjtin modalitet dhe e treta e një turneu blic prej 11 ndeshjesh në maksimumi tre-katër javë me rikuperimin e 1/8, cerekfinalet e gjysëmfinalet me një ndeshje deri në finalen e madhe.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI