Flash

Juventus punon në dy fronte për të siguruar Icardi: Cuadrado për të bindur Inter

Lapsi.al 13 April 2020
Juventus punon në dy fronte për të siguruar Icardi: Cuadrado

Kur merkato e futbollit të rihapet, një nga telenovelat do të jetë e sigurtë ajo e Mauro Icardi tek Juventus. E ardhmja e sulmuesit argjentinas tek Psg është në dyshim pas huazimit që do të përfundojë në qershor dhe është e sigurtë se nuk do të shkojë tek Inter. Dëshira e Icardi është të veshë fanellën bardhezi, por tratativa nuk do të jetë e thjeshtë. Kampionët e Italisë po lëvizin në dy pista, atë për të bindur francezët nëse vendosin të suhtrojnë të drejtën e blerjes dhe atë me të vështirën, për të zbutur tonet me zikaltrit përmes pjesëve të shkëmbimit, një prej të cilëve mund të jetë Juan Cuadrado.

Pavarësisht mohimeve e zërave që vijnë nga Parisi, kontaktet mes njeriut të merkatos Fabio Paratici e Wanda Nara kanë vazhduar për gjithë sezonin e, pavarësisht se është e komplikuar, tratativa është gati për tu ndërtuar përsëri kur dritarja e merkatos të hapet.

Inter kërkon 70 milionë euro për tu ulur në tavolinë ose lojtarë të pëlqyer nga Conte si pjesë shkëmbimi. Mes tyre - sipas asaj që bën të ditur Calciomercato.com - është Juan Cuadrado, lojtari kolumbian në skadencë në 2022, vlerësohet 20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI