Flash

Simulatori i jep fitoren Tyson, i biri i Muhammad Ali: "Babai do ta kishte kapur me shkelma by**ve"

Lapsi.al 12 April 2020
Simulatori i jep fitoren Tyson, i biri i Muhammad Ali: "Babai do ta kishte

Ali jr, i pari nga nëntë fëmijët e Muhammad Ali, është një tip i drejtpërdrejtë, si i ati. E për The Sun ka komentuar kështu lajmin se WBSS (Worls Boxe Super Series) ka bërë një simulim të një sfide mes Mike Tyson e Ali - i konsideruar nga të gjithë si boksieri më i madhi i të gjitha kohëve - duke i dhënë fitoren Iron Mike: "Babai do ta kishte kapur Tyson me shkelma bythëve, e dinë të gjithë. Mike nuk është një boksier, por një luftëtar rruge. Nuk do kishte rezistuar kurrë në përballjen me babain tim, sidosmo me 15 raunde".

Duhet thënë në fakt se në ditët e kaluara vetë Tyson e mbron pretendimin e djalit të Muhammad Ali: "Nuk do ta kisha fituar kurrë një sfidë të vërtetë me Ali. Ai ishte më i miri i të gjitha kohëve".

Për ta plotësuar imagjinatën Ali jr. ka shtuar se një tjetër legjendë e luftimit do të kishte vënë në provë të vështirë të atin: Bruce Lee. "Me të do të kishte qenë e vështirë, ishin të dy shumë të shpejtë, duke e cuar artin e tyre në limite. Ishin më të mirat në disiplinat respektive".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI