Flash

Formula 1 humb një legjendë: ndahet nga jeta piloti me më shumë GP, që nuk u shpall kurrë kampion

Lapsi.al 12 April 2020
Formula 1 humb një legjendë: ndahet nga jeta piloti me më

Formula 1 humbet Sir Stirling Moss, i ndarë nga jeta në moshën 90 vjecare në mëngjesin e Pashkës, pas një sëmundje të gjatë. Moss është futur në historinë e F1 si piloti që ka fituar më shumë Cmime të Mëdha pa u shpallur kurrë kampion: 16 triumfe mes 1951 e 1961 e 4 vende të dyta në kampionat. Për të edhe 24 podiume, 16 pole position e 19 xhiro të shpejta në karrierë. Moss u shua në shtëpinë e tij në Mayfair, në Londër.

Moss ka garuar krah legjendave si Fangio e Farina duke mbrojtur ngjyrat e skuderive të ndryshme, mes të cilave Cooper, Maserati, Mercedes e Lotus. Me makinën italiane triumfòi në GP të Monza në 1956 e në të njëjtin cirkuit u imponua edhe në '57 e '59. Në 1955 triumfòi edhe në 'Mille Miglia', nga Breshia në Romë, në drejtimin e një Mercedes 300SLR, duke vendosur rekordin e ri të përshkimit të garës mitike duke u futur direkt në "wall of fame".

Në Britaninë e Madhe e kujtojnë se ishte piloti i parë britanik që fitoi një GP në shtëpi, atë të Aintree në 1955. Një aksident i rëndë në 1962 e futi në koma për një muaj dhe e detyroi të tërhiqej nga kompeticionet, edhe pse nuk e braktisi kurrë përfundimisht botën e garave.

Moss kaloi gati 5 muaj në spital për shkak të një infeksioni që e mori gjatë pushimeve në Singapore në dhjetor 2016 e ishte tërhequr nga jeta publike në 2018 për shkak të problemeve të tij me shëndetin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI