Flash

Lojtarë të lirë e huazime: Roma ka si objektiv Pedro, Willian e Lovren

Lapsi.al 11 April 2020
Lojtarë të lirë e huazime: Roma ka si objektiv Pedro, Willian e

Roma bëhet gati për merkaton e verës, që duket se do të jetë shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë faktin që në 30 qershor bilanci do të jetë i dhimbshëm, me humbje që do të arrijnë shumën e përtej 140 milionëve. E kështu, verdhekuqtë do të ndërtojnë strategjinë e tyre në lojtarë pa kontratë e huazime: ky sugjerim i është dhënë të gjithë operatorëve të merkatos që i afrohen Trigorias.

Nga ana tjetër, operacionet e lidhura me mbërritjen e Smalling e Mkhitaryan, vitin e kaluar, ishin ndër më të mirët e kryer nga drejtori sportiv Petrachi, që kërkon ta riprovojë. Ëndërra mbetet të ushtrojë të drejtën e blerjes për mbrojtësin e United, e në fakt "Sun" shpjegon se mbrojtësi ka dëshirë të qendrojë, por i di problemet që kalon shoqëria, pa llogaritur këtu që Manchester United ka mbetur i mahnitur nga rilindja e tij, që mund ti sjellë të paktën 20 milionë euro.

Kështu, nëse Smalling kthehet në bazë, verdhekuqtë pëlqejnë Lovren të Liverpool, që e ndoqën edhe një vit më parë, ndërsa do të tentohet rinovimi i huazimit të Mkhitaryan, nëse Arsenal do ti zgjasë kontratën. Ndërkohë, Premier League mund të bëhet tregu i preferuar i romanëve, që nga Chelsea duan të marrin edhe Pedro (i kërkuar që në janar) e Willian. Lojarët pëlqehen shumë në Romës, edhe pse pagesa është problem.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI