Flash

Inter, nga Brozovic te Lukaku të gjithë në Milano: fillon operacioni rinisje

Lapsi.al 11 April 2020
Inter, nga Brozovic te Lukaku të gjithë në Milano: fillon

Të gjithë në Milano, ose thuajse duke qenë se Godin ende mungon dhe pritet të kthehet për pak ditë. Gjithsesi operacioni për t'u rikthyer në bazë në shtëpinë e Interit mund të thuhet se ka përfunduar praktikisht. Siç pritej, pas dy javësh të kaluara në vendet e tyre të origjinës, lojtarët e huaj që luajnë me fanellën zikaltër (me përjashtim të Lautaro Martinez i cili nuk ka lëvizur kurrë) janë rikthyer në Itali ku tani, sipas masave qeveritare, do të duhet të respektojnë 14 ditë të një karantine të re. Pas Handanovic dhe Brozovic, i pari që u largua dhe i pari që u kthye, ishte radha e Christian Eriksen, Victor Moses, Ashley Young e deri Romelu Lukaku që u kthye dje në qytet.

Për të gjithë, një karantinë e re po vjen. Katërmbëdhjetë ditë izolim në shtëpi, por edhe punë pasi Antonio Conte gjithashtu në këtë periudhë nuk hoqi dorë asnjë sekondë, duke realizuar së bashku me stafin e tij një protokoll të ngurtë të stërvitjeve në shtëpi. Për më tepër, tani që të gjithë janë rikthyer në Milano, gjithashtu do të jetë e mundur të rifillojë një kontroll ushqimor, i cili ishte i pamundur gjatë qëndrimit jashtë vendit. Siç dihet, trajnimet kolektive nuk do të mund të rifillojnë para datës 4 maj (datë e caktuar për momentin aktual, por gjithsesi do të shihet se si do të zhvillohet situata), por që kjo të jetë e mundur, së pari do të jetë e nevojshme të kryhen verifikimet mjekësore dhe testet e fitnesit sportiv të përcaktuara për në fund të prillit. Pra operacioni i rinisjes, me të gjitha të panjohurat e tij, ka filluar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI