Flash

"Dua të stërvis Romën": De Rossi krijon kaos tek verdhekuqtë me këtë deklaratë

Lapsi.al 11 April 2020
"Dua të stërvis Romën": De Rossi krijon kaos tek

"Të stërvis Romën? Unë kam bërë një rrugëtim, jo unik por të rrallë, nuk i rastis të gjithëve të luajnë 20 vjet për të njëjtën skuadër. Sigurisht nuk do të jetë e njëjtë si trajner, sidomos në një ambjent si Roma". Deklaratën e ka bërë Daniele De Rossi, ish-kapiteni i Romës, i ftuar përmes Skype për mikrofonët e SkySport24. "Më pëlqen që një ditë të drejtoj Romën, por më parë duhet të bëhem trajner. Duhet një rrugë e re për të shkelur, për të cilën të gjithë kanë nevojë. Nuk e di se kur, por shpresoj që një ditë të ndodhë, por vetë, sepse mendoj se mund të jap dicka të rëndësishme", shtoi ai.

Gjithnjë në lidhje me të ardhmen, De Rossi ka thënë: "Nuk kam folur me drejtuesit e Romës, kam takuar vetëm një herë Morgan De Santis. Mbi zërat për një të ardhme të mundshme me verdhekuqtë nuk kam telefonuar askënd e nuk do të telefonoj askënd".

Në përgjigje të pyetjeve të tifozëve verdhekuq, ish-flamuri i Romës ka kujtuar se "lamtumirën nga Roma e përjetova me qetësi, doja të largohesha me buzëqeshje". Ndërsa për të kaluarën në Argjentinë, De Rossi ka sqaruar: "Tek Boca u ndjeva shumë mirë, por po të qendroja do ti bëja një dëm të madh familjes sime".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI