Flash

Prapaskena e rrëfyer nga Mané: “Doja United, pastaj erdhi Klopp"

Lapsi.al 10 April 2020
Prapaskena e rrëfyer nga Mané: “Doja United, pastaj erdhi

Liverpool është në këto nivele edhe falë treshes së tij të sulmit të përbërë nga Roberto Firmino, Mohamed Salah e Sadio Mané. Një tridhëmbësh mrekullish që rrezikonte të mos formohej, ashtu si mësohet, nëse senegalezi do të kishte zgjedhur Manchester United, ku të gjithë treguesit i thoshin se duhet ta bëntë. Pikërisht kështu, Mané e Red Devils ishin fare pranë.

Lajmin e ka zbuluar vetë lojtari i Reds në një intervistë për Times: “Në fillim mendoja kryesisht për Manchester United. Ishte një moment i vështirë për mua, duke qenë se isha shpesh në pankinë, kështu që nuk mendoja se do të ishte dikush i gatshëm të më thërriste, deri kur e bëri Klopp“.

Një interes i lindur që kur Mané luante për Southampton e i shënoi dy gola Liverpool në Premier në 2016. Pastaj një përgjigje ndaj komentit të bërë nga vetë Klopp në ditët e kaluara, në lidhje me takimin e tyre të parë: “Nuk e dija që isha një rapper për të”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI