Flash

"Dikush ka vënë duart tek arka": tek Barcelona ka një hajdut, dorëhiqen 6 anëtarë

Lapsi.al 10 April 2020
"Dikush ka vënë duart tek arka": tek Barcelona ka një

Nuk ka paqe për Barcelonën. Gati me intensitetin e cdo dite në Camp Nou ka një problem, një përplasje, një sherr, një pakënaqësi. Këtë herë kaosin e ka lajmëruar para kohe e përditshmja politike katalanase La Vanguardia: 6 dorëheqje nga bordi drejtues i klubit të presidentit Josep Maria Bartomeu, që e gjen veten për Pashkë me 12 anëtarë, përvec atij. Bordi mbahet ende në këmbë, por situata bëhet cdo ditë më e rëndë. Gjashtë disidentët kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për momentin të parashikuara në 2021 e në të cilat Bartomeu nuk mund të marrë pjesë duke qenë se i ka ezauruar tre mandatet e lejueshme si president.

DISIDENTËT - Kanë dhënë dorëheqjen dy zëvendëspresidentët, Emili Rousaud e Enrique Tombas, e katër drejtues, Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont e Jordi Calsamiglia. I pari është një emër kyc: në janar Rousaud u zgjodh si zëvendërpresident institucional, detyrë vakante nga tetori 2017, nga Bartomeu. As tre muaj më pas, të dy janë në luftë të hapur. Rousaud i intervistuar sot nga radio Katalanase Rac1 ka shigjetuar sërisht Bartomeun: "Po, jam i sigurtë se dikush ka vënë duart tek arka. Nuk e di se kush", ka qenë përgjigja ndaj pyetjes mbi keqpërdorim të ekonomisë së klubit.

BARÇAGATE — Të gjashtë kanë shkruar një letër në të cilën shpjegojnë se nuk mund të qendrojnë për dy motive kryesore: moakordim në administrimin e klubit e zhgënjim për administrimin e Barçagate, skandali i profileve sociale të paguar (1,2 milionë euro) nga Barça për të hedhur baltë mbi persona të ndryshëm, përfshirë Messi. Barça i besoi PËC një hetim rezultatet e të cilit po vonojnë të duken, e personi i vetëm i pezulluar për skandalin është Jaume Masferrer, njeriu shumë i afërt i Bartomeu, që jo vetëm po merr pagën, por nga një pozicion i devijuar po vazhdon edhe të punojë.

ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME - Për të gjithë këtë të 6 anëtarët kanë kërkuar thirrjen e zgjedhjeve të parakohëshme që “lejojnë të admisnitrohet klubi në formën më të mirë përballë sfidave të rëndësishme në të ardhmen e afërt”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI