Flash

"Nuk do ti lëmë vetëm klubet": Fifa krijon fondin e emergjencës dhe lehtëson klubet

Lapsi.al 10 April 2020
"Nuk do ti lëmë vetëm klubet": Fifa krijon fondin e

Gianni Infantino jep një mesazh të rëndësishëm për futbollin botëror: "E dimë që mekanizmi është në vështirësi kështu që po punojmë për të patur një fond me një strukturë administruese të pavarur, përvec zgjidhjeve më fleksibël për të përballuar nevojat e klubeve në këtë moment". Presidenti i Fifa-s shton: "Për këtë arsye kam kërkuar të përshpejtoj pagesën e pjesës së dytë të kostove tuaja operative e të hiqni dorë nga përmbushja e detyrimeve për këtë vit dhe vitin e kaluar. Nuk do ti lëmë vetëm klubet".

Infantino më pas ka përsëritur deklaratat e ditëve të kaluara në lidhje me rifillimin e kampionateve: "Asnjë ndeshje, asnjë kompeticion nuk vlen sa një jetë e vetme njerëzore. Do të ishte e papërgjegjshme të rifillonim kompeticionet pa qenë të sigurta gjërat në 100 %. Nëse duhet të presim akoma, do ta bëjmë".

"Do të ishte e papërgjegjshme të rifillonim aktivitetin, nëse situata nuk është e sigurtë. Më mirë të presim pak më shumë se sa të rrezikojmë. Jam i bindur se futbolli do të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të kthyer njerëzit bashkë, kur të jetë përsëri e sigurtë të luhet e të jemi në grup me miqtë. Të përgatitemi për këtë moment, bashkë do të fitojmë" përfundon Infantino.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI