Flash

Deshën ta grabisin përfundojnë në spital: tre agresorët nuk njohën kampionin e pathyer të arteve marciale

Lapsi.al 9 April 2020
Deshën ta grabisin përfundojnë në spital: tre agresorët

Duhet të dish gjithnjë me kë ke të bësh, sidomos nëse qëllimet i ke të liga. Bruno Danovaro po tymoste një cigare në rrugën e shtëpisë, pasi kishte bërë vullnetarin në Kryqin e Kuq të Milanos, kur tre agresorë e kanë rrethuar, duk e intimiduar që ti dorëzonte portofolin. Vetem se keqbërësit nuk dinin kë kishin përballë. 52 vjecari është ekspert i arteve marciale. Në fillim judo, pastaj boks e karate, tani jujitsu. Ka fituar të gjithë 112 ndeshjet e zhvilluara e rezultati ishte: tre agresorët në spital, portafoli aty ku ishte në fillim.

Episodi është rrëfyer nga Secolo d’Italia, që ka siguruar edhe dëshminë e Danovaro: "Reagova instiktivisht. Më vjen shumë keq përsa ndodhi, por më sulmuan ata të parët. Shpresoj të jenë mirë e ti shërbejë për mësim atyre e të gjithë keqbërësve". Danovaro ka një histori të pabesueshme: mund të shkonte në Seoul 1988 me kombëtaren e judo, por zgjidhi të kërkonte fatin në Shtetet e Bashkuara, ku mori një nderim nga George Bush për impenjimin e tij kundër dopingut në palestra. Beteja kundër dopingut, së bashku me vullnetarizmin për fëmijët e në spitale, ka shoqëruar jetën e kampionit, që është kërcënuar shpesh edhe nga narkotrafiku.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI