Flash

Messi shuan ëndërrat e tifozëve zikaltër: "Mirë që nuk i beson njeri"

Lapsi.al 9 April 2020
Messi shuan ëndërrat e tifozëve zikaltër: "Mirë

Nuk do të jetë Inter në të ardhmen e Lionel Messi, e as rikthimi në Argjentinë tek Newell's Old Boys. Pas disa ditëve ëndërra të bukura, mohime e zëra intrigues që erdhën nga Amerika e Jugut, ka qenë vetë Pleshti që ka qartësuar situatën, duke u pozicionuar: "Janë vetëm fake news". Messi në Instagram ka etiketuar si të shpikura zërat për një tratativë me zikaltrit: "Mirë që nuk i beson njeri", duke konfirmuar të ardhmen tek Barcelona.

Përmes një historie të postuar në Instagram, kampioni i Barcelonës e kombëtares argjentinase Lionel Messi ka mohuar kategorikisht tratativën që e shihte të transferohej tek Inter në dritaren e ardhshme të merkatos, ashtu edhe historinë e shpikur se ka qenë argjentinasi që ka paguar shumën e madhe për të liruar Ronaldinho nga burgu. Orët e fundit u përfol për një financim nga Barcelona, pikërisht nga Messi, për ti siguruar Ronaldonho të arrestuar në Paraguay, pagesën e garancisë që të kalonte në arrest shtëpie.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI