Flash

Zanetti i mbyll Icardi-t derën e Interit: "Nuk besoj se do të kthehet"

Lapsi.al 11 April 2020
Zanetti i mbyll Icardi-t derën e Interit: "Nuk besoj se do të

Në këtë periudhë që futbolli është i ndaluar, për shkak të emergjencës koronavirus, shumë lojtarë e protagonistë të topit i besojnë rrjeteve sociale për të komunikuar me tifozët e kështu ka bërë edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Inter, që ka folur direkt në Instagramin e ESPN duke folur për të shkuarën e të ardhmen, duke filluar nga emocionet e triumfit në Madrid: "Ishte realizimi i një ëndërre".

"Të fitoje do të thoshte të kurorëzoje një vit të madh - vazhdoi argjentinasi - Tre minuta nga fundi Julio Cesar mori topin në dorë, pa nga Samuel e i tha: 'Ëalter, jemi kampionë'. Një moment i jashtëzakonshëm, më i bukuri në jetën time". Një vit që u ndërtua nga një arkitekt që në Milano nuk e kanë harruar, José Mourinho: "Një person special, trajner i madh e njeri i madh. Flasim për një motivues, për një që transmeton pasion. Të bën të japësh më të mirën nga vetja".

Nga e shkuara tek e ardhmja, Zanetti e bën në terma merkato: "Në këtë moment nuk jemi duke folur për merkato, sepse gjëja më e rëndësishme është shëndeti - deklaron Zanetti, që pastaj vazhdon duke treguar lëvizjet e shoqërisë - Icardi do të kthehet? Nuk e di, nuk besoj. Do të kemi kohë për ta menduar". Në sulm zikaltrit do të kenë akoma Lautaro Martinez, pavarësisht interesimit të Barcelonës: "Tek Inter e shoh të lumtur, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. E shoh të ardhmen e tij me Inter".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI