Flash

“Bukur CR7 që stërvitet: ai mundet, ne në shtëpi”: sulmi i fundit i Lazios për favorizime të Juves

Lapsi.al 11 April 2020
“Bukur CR7 që stërvitet: ai mundet, ne në

Çdo ditë, ose thuajse, polemika në aksin Romë – Torino është e nxehtë dhe e zjarrtë. Zëdhënësi për shtyp i Lazios, Arturo Diaconale, i cili ka pjatën e preferuar të menusë së tij Juven (konkretisht Ronaldon) hedh në tavolinë akuzën e re: “Ekziston një vijë në qendër me një konformitet të bazuar në paragjykimet anti-Lazio – ka akuzuar ai në Radio 6 - kjo më shtyn të bëj një teori. Të gjitha mediat lëvizin në unison për të kritikuar Lazion dhe presidentin Lotito. A nuk është rifillimi i stërvitjes një humbje për Lazion? Humbje për ne? Jo! Pozicioni i Lacios gjithmonë ka qenë në favor të rinisjes së kampionatit, të bërë në siguri të plotë dhe fakti që praktikisht po fillon përsëri është një fitore. Pikërisht në ditën kur kryeministri Conte vendosi një rinisje të mundshme pas 3 majit, të gjithë thanë që seancat stërvitore do të fillojnë përsëri më 4 maj” shkruan zëdhënësi lacial, agresiv kundër bardhezinjve, me të cilët Lazio sfidohet në fushë për titullin kampion.

“Përshtypja është se ka pasur pak favorizime. I referohem lojtarëve jashtë vendit, të cilët do të kenë mundësinë të kthehen dhe të rifillojnë stërvitjen si lojtarët e Lacios. Por me një ndryshim, ata të bardhekaltër qëndruan në shtëpi, kurse në vend të kësaj nga Portugalia unë pashë disa imazhe të shkëlqyera të stërvitjes së Ronaldos në një fushë të bukur futbolli. Ata u trajnuan të qetë jashtë vendit, ne nuk patëm mundësi. Por unë mendoj se ata bënë mirë, futbollistët profesionistë duhet domosdoshmërisht ta mbajnë trupin e tyre në aktivitet. Le të themi se të tjerët kanë qenë pak më të përparuar dhe të avantazhuar. Por tani nuk dua të bëj polemikë të mëtejshme", përfundon Diaconale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI