Flash

Dridhet futbolli: Serie A me dyer të mbyllura deri në Krishtlindje

Lapsi.al 12 April 2020
Dridhet futbolli: Serie A me dyer të mbyllura deri në Krishtlindje

Serie A, ashtu si të gjithë kampionatet europiane, po vuan pasojat e emergjencës koronavirus. Ndërsa diskutohet për rinisjen e mundshme të sezonit, që sipas dekretit të fundit të qeverisë duhet të rinisë pas një muaji e gjysëm, janë të shumta temat për të debatuar: nga shkurtimi i pagave, tek kalendari për tu përcaktuar në perfeksion, deri tek limitimi për tifozët. Kaosi ku po kalon futbolli, duket se ka vetëm një (gati) siguri: ndeshjet e Serie A do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në Krishtlindje.

Rreziku koronavirus do të jetë ende i fortë pas një muaji e gjysëm, kështu për momentin duket e vështirë të hipotezohet një rihapje për publikun para festave të fundvitit. Idea e Lega A është ajo për të luajtur cdo ndeshje në stadiumin përkatës, por pa publik, si ndodhi në sfidat e fundit përpara ndërprerjes. Por është edhe edhe hipoteza për të luajtur disa sfida në fushë neutrale: nëse në maj do të mbeten aktive disa zona të kuqe (si Lombardia) është e mundshme që ndeshjet e parashikuara në këto zona të spostohen në fusha të tjera, me dyer të mbyllura.

Kampionati duket se do të vazhdojë pa tifozë të paktën deri në përfundim të vitit diellor, me klubet që duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e të ardhurave për shkak të biletave e abonimeve të mbetura pezull. Për të dhënë një ide për shkallën e humbjeve, vetëm për 12 ndeshjet e fundit e 4 rikuperimet e sezonit në vazhdim, humbja llogaritet mes 75 e 95 milionë euro. Këtyre mund ti shtohen edhe humbjet e muajve të parë të sezonit pasardhës. Në 2021, ndoshta, gjithcka mund ti kthehet normalitetit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI