Flash

Bakaj e Llullaku në rrezik, OBSH alarm Bjellorusisë: "Ndërprisni kampionatin"

Lapsi.al 11 April 2020
Bakaj e Llullaku në rrezik, OBSH alarm Bjellorusisë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon Bjellorusisë të evitojë që të ndalohen manifestimet sportive që, ashtu si kampionati i futbollit, po vazhdojnë pa ndërprerje, me dyer të hapura. Apeli është bërë në Minsk nga doktor Patrick O'Connor, që bën pjesë në task force të OBSH e kishte shkuar në Bjellorusi për të verifikuar situatën në ish-republikën sovjetike.

"Nga të dhënat në zotërim që kemi - ka thënë ai - është e qartë se këtu është një rritje e vazhdueshme e rasteve të pozitivitetit, që dyfishohen cdo dy-tre ditë".Nga ky konstatim ka ardhur edhe apeli "për të rritur masat e sigurisë dhe izolimit" e në vecanti "të pezullohen manifestimet në masë, si ato sportive".

Bjellorusia ka kampionatin e vetëm në Europë që luhet, edhe pse Elis Bakaj e Asdren Llullaku, dy shqiptarët që luajnë aty, kishin shprehur gjithnjë shqetësimin për administrimin e situatës nga presidenti Lukashenko. Ministri bjellorus i Shëndetit, Vladimir Karanik, ka replikuar se "pezullimi i kampionateve nuk është një vendim që më takon".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI