Flash

"Nuk jam një thes me patate": Rakitic nervoz me zërat që e kalojnë në skuadra të ndryshme

Lapsi.al 13 April 2020
"Nuk jam një thes me patate": Rakitic nervoz me zërat

Ivan Rakitic është prej javësh, nëse jo muajsh, në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme italiane. Juventus, Inter e Milan janë në pritje të kuptojnë lëvizjen e mesfushorit kroat: nëse do të qendrojë tek Barcellona apo do të kërkojnë një destinacion të ri. Situata është bërë më kaotike në lidhje me të ardhmen e mesfushorit, pas deklaratave të vetë Rakitic.

“E ardhmja? Jam unë ai që vendos. Nuk jam një thes me patate. Kontrata në skadencë në 2021? Dua të luaj në një klub ku më duan e ku familja ime të ndihet mirë. Si kam thënë gjithnjë, të mund të luaj tek Barcelona për mua është vendi perfekt. Ajo që dua është të zbavitem e të ndihmoj skuadrën. Kam patur një pjesë të parë të sezonit shumë të cuditshme, shumë surprizuese negativisht për mua, por nga aty duhet të mesoj disa gjëra e të përmirësohem", ka thënë Rakitiv për Mundo Deportivo.

Por ku do të luajë në sezonin e ardhshëm? "Ndonjëherë ndodhin disa gjëra që nuk i kupton, por nuk duhen kuptuar, vetëm pranuar. Shpresoj të mbyll këtë vit në kontratë. Nëse nuk do të jetë kështu, do të ulemi bashkë e do të flasim, por tani gjëja më e rëndësishme është të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë. Nëse shoh veten në Itali apo Angli? E përsëris, e kuptoj situatën, por vendos unë cfarë është gjëja më e mirë për mua e familjen".

Është gjithashtu hipoteza e rikthimit tek Sevilla: "Kam një afeksion të vecantë për Sevilla e kam thënë gjithnjë se do të ishte një ëndërr të rivesh atë fanellë. Por nuk varet nga unë: Monchi e të gjithë tek Sevilla e kanë numrin tim të telefonit, nuk më kanë marrë ende e kohët e fundit ishte edhe ditëlindja ime. Këtë ndjesi timen e dinë të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI