Flash

Szczesny rindez debatin: "Arbitrat e kanë pranuar vetë se gabuan në prekjet me dorë të De Ligt"

Lapsi.al 14 April 2020
Szczesny rindez debatin: "Arbitrat e kanë pranuar vetë se gabuan

Në kanalin YouTube "Foot Truck" Wojciech Szczesny ka bashkëbiseduar me shokun e tij të skuadrës tek Juventus, Matthijs de Ligt. E gjatë bisedës janë prekur cështje interesante që do të krijojnë debat. Duke nisur nga penalltitë e provokuara nga prekjet me dorë të topit nga qendërmbrojtësi hollandez në fillim të sezonit. "Askush nuk e thotë, por ka patur një takim të arbitrave në të cilin kanë pranuar se ato me Lecce e Torino në realitet nuk ishin 11 metërsha - ka shpjeguar portieri bardhezi -. Asnjë media nuk e flet, kanë qejf ta bëjnë vetëm kur duhet të ishte ndonjë penallti kundër Juves. De Ligt thjesht i pafat, vetëm ai me Inter ishte penallti", tha ai.

"Kur e prek topin me dorë për një muaj duhet të qeshësh me faktin, sepse nëse nuk e bën ndihesh keq - vazhdoi Szczesny -. Matthijs është një e përbashkët e dy gjërave: i aftë me topin por edhe bishë. Chiellini u dëmtua e unë nuk e ndjeva diferencën, kjo tregon shumë". "Ishe një lider i vërtetë tek Ajax, pastaj mbërrite tek Juventus që ka fituar shumë - vazhdoi portieri bardhezi, duke folur me De Ligt".

Vlera e personaliteti ishin të dukshëm që kur Matthijs mbante veshur fanellën e Ajax. "Duke analizuar Ajax vitin e kaluar mendonim se luanin calcetto - shpjegoi Szczesny -. Nuk kishin role të përcaktuar, imagjino Del Ligt sikur të luante në mesfushë". "De Jong u duk i lehtë, në fakt ishte i ashpër. Në pjesën e dytë në Torino provuam ti vinim në presion, por ata dilnin gjithnjë - shtoi polaku -. Kishim frikë të zbuloheshim e në fund nuk krijuam më asgjë, nuk kishim asnjë ide si ti presonim". Në fund një batutë që i kujton të gjithëve bisedën mes hollandezit e Cristiano Ronaldos në përfundim të ndeshjes, ku portugezi e ftoi të vinte tek Juventus. "Nëse ka ndonjë lojtar tjetër të mirë tek Ajax na e thuaj, i themi Paratici. Ose Ronaldos".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI