Flash

Çiklizmi i 'gjen' datat "Tour de France", por akoma jo "Giro d'Italia"

Lapsi.al 15 April 2020
Çiklizmi i 'gjen' datat "Tour de France", por akoma
UCI, federata botërore e ciklizmit, ka zyrtarizuar se "Tour de France" 2020 do të nisë në 29 gusht e do të përfundojë në 20 shtator për shkak të emergjencës koronavirus. Vendimi fikson gjithashtu edhe piketat për Giro d'Italia: Gara e Kuqe mund të zhvillohet në fakt pas Botërorit të parashikuar nga 20 në 27 shtator në Aigle-Martigny, në Zvicër, e para Vuelta së Spanjës. Lajmërimi ka ardhur në përfundim të një mbledhje në video-konferencë në të cilën morën pjesë shoqata e organizatorëve (përvec përfaqësueseve të ASO, RCS e Flanders Classics), ajo e skuadrave (AIGCP) e korridoreve (CPA), për një votë unanime. Sipas komunikatës së UCI, bllokimi i garave është zgjatur deri në 1 korrik, por për eventet e WorldTour duhet pritur deri në 1 gusht. Kështu, Tour de France zyrtarizohet nga 29 gushti në 20 shtator. "Të garosh këtë event në kushtet më të mira të mundshme është konsideruar esenciale duke patur parasysh rolin qendror në ekonomikë e ciklizmit e imazhin që ka, në vecanti për skuadra që kërkojnë të marrin avantazhin e një vizibiliteti të paparë", lexohet në komunikatën e UCI.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI