Flash

Franca përgatit kthimin në fushë: rinisja në 3 ose 17 qershor, por tifozët janë kundër

Lapsi.al 15 April 2020
Franca përgatit kthimin në fushë: rinisja në 3 ose 17

Idea është ajo për tu kthyer në fushë në qershor. Në 3 apo në 17, sipas zhvillimit të epidemisë, që në Francë deri tani i ka marrë jetën 15729 personave. Këtu nisin edhe paqartësitë e rifillimit të Ligue 1 që do të bëhet sidoqoftë vetëm me dyer të mbyllura e vetëm pas aprovimit të marrë nga Ministria e Sportit, që ka përgatitur një plan të përgjithshëm për ta prezantuar brenda fundit të muajit tek dikasteri i Shëndetësisë e kreut të Qeverisë. Ndërkohë, Psg bëhet gati të kthejë në Paris Neymar, Silva, Cavani e Navas, që aktualisht janë në Amerikën e Jugut.

Rikthime që, pavarësisht mbylljeve të kufijve me vendet jo të BE-së, nuk duhet të sjellin probleme, duke qenë se sipas autoriteteve mjafton tashmë të tregojnë se lojtarët janë rezidentë në Francë ose kanë dokumenta të vlefshme. Do të duhen pastaj fluturime private, si ai që Navas e pagoi 180 mijë euro për të shkuar në Costa Rica me familjen. Tani duhet pritur për të mësuar nëse do ti nënshtrohen periudhës 14 ditore të karantinës, që mund ti komplikojë rifillimin e stërvitjeve me pjesën tjetër të grupit.

Në Francë punojnë për datën e rifillimit, për të mbyllur sezonin brenda 25 korrikut e për të filluar tjetrin në 23 gusht. Por ka pikëpyetje mbi modalitetet teknike për të garantuar sigurinë shëndetësore lojtarëve, stafit e personelit. Me teste të shumta, si kujton sot e përditshmja Le Parisien duke cituar burime federale, por edhe grumbullime për të evituar infektimet e jashtme, e në fund ndeshje me dyer të mbyllura. Megjithatë, kjo kërkon impenjimin e dhjetëra personave për të administruar impiantet, transmetimet televizive, e madje edhe sigurinë, duke qenë se parashikohet përdorimi i policisë për të evituar grumbullimet e tifozëve përreth stadiumeve. Edhe pse shoqata kombëtare e ultràsve, që administron rreth 14 grupime në Francë, ka bërë të ditur se është kundër rifillimit pa qenë kushtet shëndetësore të pranueshme.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI