Flash

Djokovic, zemër kampioni: serbi ndihmon financiarisht spitalet në Bergamo

Lapsi.al 15 April 2020
Djokovic, zemër kampioni: serbi ndihmon financiarisht spitalet në

Lidhja e Novak Djokovic me Italinë është e ngushtë. Fillimi i karrierës së numrit 1 në botë ka kaluar nga Como e gruaja e tij Jelena ka studiuar në Bocconi. Këtë tenisti serb e ka treguar jo vetëm me inkurajimin për Italinë në profilin e tij në Instagram, por me një gjest konkret. Drejtori i përgjithshëm i Asst Bergamo Ovest ka zbuluar se Djokovic hka bërë një dhurim për spitalet e Treviglio-Caravaggio e Romano di Lombardia, në front të parë gjatë këtyre javëve në emergjencën koronavirus.

Në ditët e kaluara, tenisti serb e bashkëshortja, falë fondacionit të tyre, kishin dhuruar një milion euro për blerjen e aparateve respiratore e materialit shëndetësor në Serbi. “Kurrë nuk e prisnim të shihnim në llogarinë tonë rrjedhëse të Asst Bergamo Ovest, - ka treguar drejtori i Asst Bergamo Ovest, Peter Assembergs - një dhurim nga një dërgues kaq prestigjoz. Në këto ditë shumë kompani, ente, shoqata, apo individë, na kanë qendruar pranë e i falenderoj të gjithë për bujarinë e treguar. Por të lexoje, mes dhuruesve, edhe emrin e lojtarit më të mirë në botë në tenis, Novak Djokovic, më emocionoi”.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI