Flash

Basha: Meta ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nesër

Lapsi.al 14 April 2020
Basha: Meta ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Lulzim Basha deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ditën e nesërme. Në emisionin 'Tempora' të gazetares Sonila Meço, kryetari i opozitës konfirmoi pjesëmarrjen. Ende nuk dihet nëse Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë.

Ashtu si mbledhja e parë, edhe mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurisë do të zhvillohet online.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin të pranishëm në diskutim kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur se në çfarë orë do të mbahet mbledhja e nesërme.

Vijon... 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI