411 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit janë zyrtarizuar në Serbi, duke e çuar totalin në vend në 4 465.
Sipas Telegrafit serb, numri i të vdekurve në Serbi nga COVID-19 tani është 94, ku nëntë viktima të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit.
Aktualisht, në spitale janë të shtruar 3 006 pacientë ku 131 prej tyre janë në kujdes intensiv.