Flash

Premier League pa pushim mes sezoneve: rinis në 1 qershor mbyllet në korrik, sezoni i ri në 8 gusht

Lapsi.al 22 March 2020
Premier League pa pushim mes sezoneve: rinis në 1 qershor mbyllet në

Rikthimi në fushë në 1° qershor, mbyllja e Premier League në korrik për të nisur sezonin e ri 2020/21 në 8 gusht, duke evituar kështu cështjet e mundshme gjyqësore për thyerjen e të kontratave televizive. Kjo është hipoteza për të cilën po punojnë drejtuesit e futbollit anglez, sipas asaj që bën të ditur 'The Telegraph': gjashtë javë pra për të mbyllur kampionatin në vazhdim, në mes të korrikut, e për të nisur të riun tre javë më pas.

Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, me skuadrat në emergjencë operative në stadiume, në akord me qeverinë. Futbolli anglez do të mbetet i mbyllur deri në 30 prill, pas vendimit të Football Association në akord me Premier League e Ligën angleze për të zgjatur pezullimin që fillimisht ishte parashikuar deri në 3 prill.

Propozimi i Southampton: "Premier League të nisë para fundit të emergjencës"

Ndërkohë, një propozim ndryshe, i guximshëm, ka ardhur nga klubi i Southampton. Martin Semmens, administratori i deleguar i klubit, ka sugjeruar, në një intervistë për BBC Radio Solent, që ndeshjet e Premier League të mund të transmetohen në televizion cdo ditë ndërsa njerëzit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirus. Drejtuesi i Saints ka pranuar se rikthimi në kampionat - aktualisht i pezulluar deri në 30 prill - do të ishte "një sinjal se vendi po kthehet në normalitet", po nuk duhet të vijë para se situata të jetë e sigurtë. "Nëse të gjithë janë të sigurtë e ne nuk duhet ti drejtohemi burimeve të shërbimit sanitar kombëtar e policisë - ka shpjeguar Semmens -, qeveria duhet të na lejojë të kthehemi të luajmë. Nëse njerëzit janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi për një tjetër muaj e futbolli i Premier League do të transmetohet në TV cdo ditë, nuk mund të jetë vecse gjë e mirë. Jo sepse jemi më esencialë se shërbimi sanitar, por sepse mund të tregojmë se po luftojmë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI