Flash

"Mamaja jonë lufton me kancerin, kërkojmë respekt e heshtje": vëllai i Higuain tregon dramën e familjes

Lapsi.al 21 March 2020
"Mamaja jonë lufton me kancerin, kërkojmë respekt e
Gonzalo Higuain ndodhet në Argjentinë në krah të së ëmës, piktores Nancy Zacarias, që po përballet në këto ditë me ciklin e kurave të kemioterapisë. Fakti që sulmuesi i Juventus në ditët e kaluara u largua nga Torino për tu kthyer në atdhe ka gjeneruar një seri polemikash në lidhje me nëse është e drejtë apo jo sjellja e tij, edhe pse rezultoi negativ ndaj tamponit të bërë pas periudhës së izolimit torinez, si pasojë e pozitivitetit ndaj koronavirus të shokut të skuadrës Daniele Rugani. Këto diskutime janë ngritur në Itali e Argjentinë, duke e shqetësuar sulmuesin në momentin më të papërshtatshëm, si është mësuar së fundmi. Tani, pas ditësh heshtje, vëllai i Pipita, Nicola Higuain, ka kërkuar përmes një mesazhi të shfaqur në profilin e tij social, heshtje e respekt: "Mamaja jonë - shkruan ai - lufton kundër kancerit prej katër vjetësh e do të vazhdojë ta bëjë edhe tani, pa hequr dorë nga beteja e saj. Kërkojmë pak respekt e konsideratë. E heshtje".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI