Flash

Tokyo 2020: kundër Olimpiadës reshtohen federatat e forta, Japonia provon të rezistojë

Lapsi.al 21 March 2020
Tokyo 2020: kundër Olimpiadës reshtohen federatat e forta, Japonia

Me emergjencën Covid-19 të kthyer tashmë në një pandemi globale rritet presioni mbi organizatorët e Lojërave Olimpike për një shtyrje. Presidenti i CIO, Thomas Bach, ka theksuar se anullimi i Tokyo 2020 "nuk është në axhendë", duke nënvizuar se "anullimi i Tokyo 2020 do të shkatërronte ëndërrën olimpike të 11.000 atletëve e do të ishte zgjidhja më pak e drejtë". Fronti kundërshtar vazhdon të rritet: Komiteti Olimpik brazilian e ai norvegjez janë shprehur zyrtarisht për shtyrjen, ashtu si e kanë bërë federata franceze e notit e federatat amerikane e notit e atletikës, që kanë me vete atletët më të njohur të planetit.

Qeveria japoneze deri tani nuk ka dashur të dëgjojë arsye. Ministri për Lojërat, Seiko Hashimoto, ka theksuar disa herë se shtyrja me një vit ose dy e Olimpiadës është "e pakonceptueshme", por në ditët e fundit është rritur edhe opozita e brendshme: "Kush nga ne do të ishte i kënaqur të mirëpriste Olimpiadën në korrik, ndërsa po kalojmë një emergjencë të tillë globale?", ka ngritur pyetjen Kaori Yamaguchi, ish-kampionia e xhudos e anëtare e Komitetit Olimpik Japonez, që ka krahasuar situatën aktuale të Japonisë me atë që përjetonte në muajt e fundit të luftës së dytë botërore, kur të gjithë e dinin se vendi do të humbte luftën e askush nuk donte të fliste për të.

Ndjesia është se për momentin po kërkohet kohë. Bach ka lënë të kuptohet se të shtyhet një event i tillë nuk është fare e lehtë: "Nuk mund të shtysh Olimpiadën si një ndeshje futbolli", ka thënë ai, duke evidentuar se në këtë emergjencë globale "nuk ekzistojnë zgjidhjet ideale". Kështu, edhe pse Japonia vazhdon të mbahet fort, nga baza kanë nisur të vijnë mesazhe të qarta. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të vlerësuar ecurinë e pandemisë e të verifikohet mundësia e një eventi global që, për momentin, duket se vërtetë po dridhet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI