Flash

"Luani në shtëpi, luani për botën": apeli i Ronaldos kundër koronavirus

Lapsi.al 21 March 2020
"Luani në shtëpi, luani për botën": apeli i
"Luani në shtëpi, luani për botën". Cristiano Ronaldo zbret sërisht në fushë në betejën kundër koronavirus, duke dhënë një apel të ri për të luftuar të gjithë bashkë Covid-19: "Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona persona në botë - ka shkruar kampioni portugez i Juventus në rrjetet sociale, nga shtëpia e tij në Madeira - tani erdhi rasti juaj". "Bota po kalon një moment shumë të vështirë, që kërkon kujdes maksimal nga ana e të gjithëve ne - kishte shkruar Cristiano Ronaldo pak ditë më parë gjithnjë në rrjetet sociale - Ju flas sot, jo si futbollist, por si një bir, një baba, një njeri i përfshirë në këto zhvillime të fundit që po godasin të gjithë botën. Është e rëndësishme të ndjekim këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organeve të qeverisë, se si të administrojmë situatën aktuale. Të mbrojmë jetën e njerëzve duhet të vijë përpara cdo interesi tjetër".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI