Flash

"Gruaja më bindi për tamponin, do kisha infektuar të tjerë": rrëfimi i frikshëm i Gabbiadini

Lapsi.al 21 March 2020
"Gruaja më bindi për tamponin, do kisha infektuar të

Manolo Gabbiadini ka përjetuar eksperiencën e tij si "i infektuar" nga koronavirus, duke nisur nga dita në të cilën nuk u ndje mirë. "Ndjeva pak temperaturë mbrëmjen e të martës në datë 10, por nuk më shkoi mendja tek virusi. Thirra doktor Baldari të Samp, por edhe në këtë kohë nuk mendova për virusin. Martina, gruaja ime, më sugjeroi të kërkoja tamponin: në shtëpi kemi dy fëmijë të vegjël. Të enjtenisha mirë, kaloi edhe temperatura. Në orën 15 më mori në telefon doktori për të më thënë se isha pozitiv, nuk e besoja", ka treguar sulmuesi i Sampdoria për Gazzetta dello Sport.

Gabbiadini, i dyti pozitiv në Serie A pas Rugani, ka dhënë një mesazh me fjalë të qarta: "Nëse doktori do më kishte thënë të prisja edhe një ditë përpara se të bëja tamponin, nuk do tia kisha kërkuar më duke qenë se ndihesha shumë mirë. E ndoshta, duke menduar që nuk isha pozitiv, do shkoja të blija fruta poshtë shtëpisë duke rrezikuar të transmetoja virusin tek të moshuarit në mënyrë krejtësisht të paditur: ky është mendimi i shëmtuar që më torturon. Kuptova se janë të shumtë pozitivët që as nuk e dinë e atëherë beteja fitohet vetëm me një mënyrë: duke respektuar direktivat e duke qendruar në shtëpi".

Sulmuesi i Sampdorias, pastaj, reshtohet krah Tommasi e betejën e tij për të ndaluar gjithcka edhe në futboll. "Nuk më pëlqen të futem në mes të vendimeve të të tjerëve edhe pse nuk mendoj se është e lehtë të ndalet kampionati. Por besoj se ka të drejtë ai: shëndeti është prioritar", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI