Flash

F1, kalon nga pista në virtualitet: Hamilton & të tjerët do të sfidohen në video-lojëra

Lapsi.al 20 March 2020
F1, kalon nga pista në virtualitet: Hamilton & të tjerët do

Në pritje që Botërori i Formula 1 të mund të nisë vërtetë (ndoshta në 7 qershor në Azerbaixhan), të apasionuarit e motorëve mund të ngushëllohen me një inisiativë interesante virtuale. F1 ka aktivizuar një seri të re Gp virtualë Esports në të cilën garat do të zhvillohen në vend të atyre që u shtynë. Do të fillohet të dielën në 22 mars me Cmimin e Madh të Bahrein. Pastaj do të jetë radha e Vietnamit (5 prill), Kina (19 prill), Hollanda (3 maj), Spanja (10 maj) e Montekarlo (24 maj). E në "pistë", gati të duelojnë virtualisht në pritje që të rindizen motorët, do të jenë pilotët zyrtarë. Me të njëjtin rivalitet e ndonjë shtyrje më shumë.

Sipas asaj që bën të ditur Liberty Media, Gp i Bahrein do të shohë pilotët aktualë të Botërorit të reshtohen virtualisht në start, bashkë me disa yje që do të tregohen më vonë. Gara e parë virtuale mbi cirkuitin e Sakhir do të zhvillohet me 28 xhiro e do të transmetohet në kanalet zyrtarë të Formula 1 YouTube, Tëitch e Facebook. Zgjatja duhet të jetë afërsisht 90 minuta, duke filluar nga ora 21, me kualifikueset pak para startit.

Për të bërë gjithcka më "realiste", organizatorët kanë menduar për gjithcka, përfshirë nivelin e secilit pilot me video-lojërat. Për të patur gara të ekuilibruara, parametrat do të konfigurohen në bazë të aftësive reciproke. Një spektakël virtual për të mbushur boshllëkun e krijuar nga shtyrjet e anullimet e Gp për shkak të emergjencës koronavirus. Natyrisht këtyre kompeticioneve virtuale nuk do ti dorëzohet asnjë pikë e vlefshme për kampionatin, por do të shërbejnë vetëm për të mbajtur gjallë interesimin për Formula 1, duke i dhënë orë zbavitje të apasionuarve të motorëve në një moment shumë të komplikuar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI