Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

'Imuniteti' i Tokyo 2020: "Anullimi i Olimpiadës nuk është në axhendë"

Lapsi.al 20 March 2020
'Imuniteti' i Tokyo 2020: "Anullimi i Olimpiadës nuk

Cio, komiteti olimpik ndërkombëtar, po vlerëson "skenarë të ndryshëm" për të siguruar zhvillimin e Lojërave Olimpike të Tokyo 2020 por një "anullim" për shkak të emergjencës koronavirus "nuk është në axhendë". E ka pohuar vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndëkombëtar, Thomas Bach, në një intervistë për Neë York Times. "Nuk e dimë cila do të jetë situata, natyrisht po marrim në konsideratë skenarë të ndryshëm, por mbeten katër muaj e gjysëm deri tek Lojërat - ka evidentuar ai - . Liga të tjera e federata janë më optimiste se ne, sepse pjesa kryesore e tyre i kanë shtyrë eventet e tyre për në prill ose në fund të majit. Ne po flasim për dicka në fund të korrikut. Vendimi nuk do të merret nga asnjë interes financiar. Cio nuk ka probleme parash".

Mbi dyshimet e atletëve: "Ne i kemi këshilluar atletët të vendosen në kontakt me komitetet e tyre olimpike kombëtare e autoritetet kombëtare për të patur informacione të dorës së parë se cfarë është e mundur për stërvitjen e tyre, në krahasim me kufizimet. Në disa vende ka mundësi. Kemi parë që atletët janë shumë kreativë për të mbushur këtë mangësi me stërvitje në shtëpi e metoda të tjera stërvitje. Është një situatë e jashtëzakonshme, që kërkon zgjidhje të jashtëzakonshme".

Ndërkohë, flaka olimpike ka mbërritur në Japoni, në një bazë ushtarake. Pas dorëzimit në Athinë, ka nisur aventura e pishtarit në vendin që do të mirëpresë Lojërat, edhe pse shtohen dyshimet e sjella nga emergjenca koronavirus. Rrugëtimi japonez i flakës do të nisë javën e ardhshme, edhe pse janë vendosur kufizime për pjesëmarrjen e spektatorëve për shkak të shqetësimit të shpërndarjes së Covid-19. Organizatorët janë të detyruar të ridimensionojnë në mënyrë sinjifikative ceremoninë e mirëseardhjes së pishtarit në bazën e Matsushima, në Miyagi, një nga prefekturat e shkatërruara nga tsunami i nëntë viteve më parë

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI