Flash

Legjendat e United boshatisin hotelet e tyre: "Janë falas për mjekët"

Lapsi.al 19 March 2020
Legjendat e United boshatisin hotelet e tyre: "Janë falas për

Legjendat e Manchester United, Gary Neville e Ryan Giggs, konfirmohen kampionë edhe solidariteti. Në emergjencë të plotë për Covid-19, dy ish-futbollistët kanë vendosur të vendosin falas në dispozicion të mjekëve e personelit shëndetësor dy hotelet në pronësi të tyre në qytetin e Manchester, duke i mbyllur për publikun e duke liruar 176 krevate për ata që janë tashmë në vijën e parë të frontit në luftën me virusin vdekjepurës: "Duhet të tregojmë solidaritet drejt personave që kanë më shumë nevojë. Do të dalim më të fortë, si kompani e si komunitet" ka komentuar Neville.

Gary Neville e Ryan Giggs kanë vendosur të vënë në dispozicion të punonjësve të sistemit shëndetësor kombëtar britanik (Nhs) dy hotelet në pronësi të tyre. Hotel Football e Stock Exchange, të dy në Manchester, nga e diela do të jenë mbyllur për publikun e do të jepen falas për mjekët e infermierët, për një kapacitet në total prej 176 krevatesh.

Dyshja e Red Devils nuk është e re në gjeste të tilla solidariteti për komunitetin. Në 2015, në fakt, kur blenë pallantin e vjetër të bursës në Manchester për ta transformuar në një hotel luksi, iu desh të bënin llogaritë me një grup të pastrehësh që kishin zënë ambjentin për të kaluar dimrin. Giggs e Neville hoqën dorë nga kërkesa për ta boshatisur, duke e lënë strukturën për ata që kanë pak mundësi deri sa doli dimri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI