Flash

Efekti ekonomik i koronavirus: Lyon kalon lojtarët në papunësi të pjesshme

Lapsi.al 19 March 2020
Efekti ekonomik i koronavirus: Lyon kalon lojtarët në papunësi

Drejtuesit e Lyon, kundërshtari i Juventus në Champions League, ka vendosur të pushojë nga puna lojtarët nga kjo e mërkurë, si pasojë e pezullimit të kompeticioneve të shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Pas Amiens e Montpellier, por edhe pas Nîmes, e ka patur radhën Olympique Lyonnais të bëjë njoftimin për transicionin në papunësi të pjesshme të lojtarëve të tyre duke filluar nga kjo javë.

"Duke parë masat e marra nga autoritetet për të luftuar shpërndarjen e Covid-19, që kanë sjellë në pezullimin e të gjithë kompeticioneve e të stërvitjeve, Olympique Lyonnais, ashtu si klube të tjera të Ligue 1, bën të ditur se e ka vendosur të gjithë personelin sportiv në papunësi të pjesshme deri në një njoftim të ri", ka deklaruar klubi në një komunikatë për shtyp. Sa për sqarim, Shteti kompenson pagën deri në 4,5 herë rrogën minimale. Përtej kësaj, është shoqëria që paguan për të arritur 70% të pagës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI