Flash

"Toka po mbron veten kundër veprimeve të njerëzve": Joachim Loew flet për Koronavirusin

Lapsi.al 19 March 2020
"Toka po mbron veten kundër veprimeve të njerëzve":

"Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Bota ka përjetuar një ezaurim kolektiv; toka duket se po mbron veten ndaj njerëzve dhe veprimeve të tyre". Eshtë një nga pasazhet, si bën të ditur Kicker.de, nga konferenca e shtypit e trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loew, që ka folur për temën e koronavirus, pandeminë që ka detyruar Uefa të shtyjë fazën finale të Europianit për një vit më vonë. "Personat mendojnë gjithnjë se dinë gjithcka e se mund të bëjnë gjithcka - ka shtuar tekniku gjerman -. Ritmi që kemi fiksuar në vitet e fundit nuk ishte më i nevojshëm. Fuqia, lavdia, përfitimet, rekordet ishin në plan të parë. Katastrofat ambjentale në Australi ose diku tjetër na prekën vetëm lehtësisht. Sëmundje si Ebola mbetën të bllokuar në ndonjë vend" ka shtuar tezën e tij tekniku kampion bote.

"Tani - vazhdoi Loew - kemi eksperimentuar dicka që goditi gjithë njerëzimin, po kuptojmë se duhet ti kushtojmë rëndësi gjërave të rëndësishme, po realizojmë atë që ka rëndësi: familja, miqtë, shokët, qeniet njerëzore, duhet të konfrontohemi e të respektojmë njëri tjetrin. Në këto ditë kupton se njerëzit janë përsëri shumë të kujdesshëm ndaj mbështetjes reciproke" u shpreh tekniku i Gjermanisë, duke e konsideruar situatën aktuale në të cilën ndodhet bota si një thirrje për të kthyer vëmendjen nga njëri-tjetri.

Në fund, një mendim edhe për shtyrjen e aktiviteteve sportive, sidomos Euro 2020: "Shtyrja e manifestimeve sportive - përfundoi Loew - është absolutisht e duhura. Siguria e shëndeti i njerëzve është prioriteti absolut. E gjithë pjesa tjetër mund të zëvendësohet".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI