Flash

Mënyra shokuese si Brazili markon Messi: "Alternoheshim për ta kapur me shkelma"

Lapsi.al 18 March 2020
Mënyra shokuese si Brazili markon Messi: "Alternoheshim për ta

Felipe Melo nuk ka qenë kurrë në gjendje të luajë lehtë, as në fushë e aq më tepër jashtë, me deklaratat e tij. E të fundit, në lidhje me Lionel Messi, janë të destinuara sigurisht të krijojnë polemika: "Messi është një lojtar unik - ka thënë mesfushori në një intervistë për të përditshmen argjentinase Clarìn - Kur luanim kundër tij, me Seleçao, e bënim më fjalë që duhet ta kapnim me shkelma me radhë, që duhet të alternoheshim. Përndryshe ishte e vështirë. Një lojtar kështu nuk ka mënyrë tjetër ta markosh".

Mesfushori megjithatë ka patur fjalë elozhesh për talentin e Pleshtit: "Mendoj se është më i miri i historisë. Nuk kam mundur të shoh të luajë Pelé e nga Maradona kam vetëm një kujtim të largët në Itali 90. Këtu në Brazil thonë se Zico ishte më i miri nga të gjithë, por unë kam parë të luajë Messi dhe është i pabesueshëm. Edhe më i mirë se Cristiano Ronaldo, sepse ai mund të të bëjë 5 gola, por Leo ibën të shënojë edhe shokët e tij. Është më i kompletuar".

Felipe Melo ka folur edhe për diferencat mes futbollit amerikano jugor e atij europian, sidomos përsa i përket arbitrimit: "Arbitrat ta shpifin në të njëjtën mënyrë në të gjithë botën - ka thënë braziliani - Por janë dy shkolla të ndryshme. Në Angli nëse jep një shkelm publiku bën 'ooooh', por arbitri nuk të sanksionon. Në Spanjë për të njëjtën gjë nxjerrin kartonin e kuq. Në Brazil disa vazhdojnë lojën, të tjerë të përjashtojnë. Për këtë Libertadores më magjeps: ka disa veprime që me një arbitër brazilian mund të jenë për të kuq, me një argjentinas asnjë sanksion".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI