Flash

Mesazhi inspirues i Szczesny: "Italia më e fortë se virusi, krenar që e luftoj me ju"

Lapsi.al 18 March 2020
Mesazhi inspirues i Szczesny: "Italia më e fortë se virusi,

"Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet e të dashurit tanë, duke u lutur që të mos preken nga virusi, vazhdojmë të pyesim përse ndodhi. Pyetje që mund të mos i gjejmë kurrë përgjigje. Por do të pyesim edhe për të ardhmen. Në cfarë mënyrë kjo do të ndikojë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet? E kjo më bëri të mendoj. Dikush mund të quajë veten të pafat të jetë në Itali në këtë moment, në vendin më të goditur nga virusi. Por nuk jam dakord. Ndihem me fat që jam këtu, sepse e di që ky është vendi që do të mundë këtë virus me unitetin e pasionin për të cilin italianët janë të famshëm". Kështu, me një mesazh në Instagram portieri polak i Juventus, Wojciech Szczesny, i ka dërguar një mesazh shprese të gjithë italianëve. Në postimine portierit edhe fotot e të gjithë simboleve të Italisë.

"Për gjeneratat që do të vijnë, fëmijët e të gjithë botës do të studiojnë historinë e pabesueshme të këtij vendi - vazhdon Szczesny -. Do të mësojnë artin e tij të mrekullueshëm, arkitetkurën unike, modën, ushqimin e shijshëm. Në asnjë vend në librat e historisë nuk do të gjesh askund për Covid-19. Sepse Italia është më e madhe, më e fortë se ky virus. Kështu, ndërsa më mungon shumë familja ime e lutem për mirëqenien e tyre, jam krenar që ndaj me ju këtë moment të vështirë me popullin italian. Mbetet e fortë Italia, gjithcka do të shkojë mirë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI