Flash

Ceferin shpjegon vendimin e paprecedentë: "E pamundur Euro 2020 me stadiume bosh"

Lapsi.al 17 March 2020
Ceferin shpjegon vendimin e paprecedentë: "E pamundur Euro 2020 me
Uefa vendosi zyrtarisht shtyrjen e Euro 2020 për në verën e 2021 (ndeshja inauguruese në Roma në 11 qershor e finalen në Londër në 11 korrik) për shkak të pandemisë koronavirus e pas aprovimit nga ana e Ekzekutivit, presidenti Aleksander Čeferin, ka shpejguar me këto fjalë motivet e zgjedhjes së organit më të rëndësishëm të futbollit Europian. "Jemi në krye të një sporti me të cilin jeton një numër i madh personash e që është hedhur në tokë nga ky kundërshtar i padukshëm në lëvizje të shpejtë. È në këto momente komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet e altruizëm. Shëndeti i tifozëve, stafit e lojtarëve duhet të jetë prioriteti numër një e me këtë shpirt UEFA ka prezantuar një seri opsionesh në mënyrë që kompeticionet e ndryshme të mund të mbarojnë këtë sezon, në siguri. Jam krenar për përgjigjen e kolegëve të mi. Kishte një shpirt të vërtetë bashkëpunimi, të gjithë e kuptuan se duhet të sakrifikonim dicka për të marrë rezultatin më të mirë. Ishte e rëndësishme që, si qeveri e futbollit europian, UEFA të bënte sakrificën më të madhe. Spostimi i EURO 2020 ka një kosto të jashtëzakonshme për UEFA, por do të bëjmë më të mirën për të garantuar që financimet thelbësore për futbollin, futbollin femëror e zhvillimin e lojës në 55 vendet tona të mos e ndjejnë. Dua të falenderoj Shoqatën europiane të klubeve, ligat europiane e FIFPro Europa për punën e shkëlqyer të bërë e për bashkëpunimin e tyre. Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës 55 federatat kombëtare, presidentët e tyre e sekretarët e përgjithshëm, e kolegët e mi të Komitetit ekzekutiv për mbështetjen e tyre e vendimet e pjekura. Detajet do të studiohen në javët e ardhshme, por principet bazë janë arritur dhe ky është një hap i madh përpara. Treguam të gjithë se jemi lider të përgjegjshëm. Treguam solidarietet e unitet.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI