Flash

Klubi i Tares në sulm kundër Juventus: "Virtuozët e shtirur duan të anullojnë kampionatin"

Lapsi.al 16 March 2020
Klubi i Tares në sulm kundër Juventus: "Virtuozët e shtirur

Arturo Diaconale kthehet të flasë për prespektivën e ardhshme të Serie A e nuk bën asnjë hap prapa në krahasim me konceptin e shprehur një javë më parë: "Ka nga ata që e prezantojnë ndalimin e stërvitjes të ndarë mes atyre që preokupohen për shëndetin e lojtarëve e atyre që mendojnë vetëm për klasifikimin. Cështja është shtruar keq: pas virtuozëve të shtirur është interesi për të bllokuar gjithcka për të arritur të anullojnë kampionatin ose të kristalizojnë klasifikimin aktual ose të fusin playoff (me katër, gjashtë apo dymbëdhjetë skuadra) për ti dhënë mundësinë e shpëtimit skuadrave që kanë zhgënjyer në 2019/20" lexohet në profilin e Facebook të përgjegjësit të komunikimit të klubit të Lazio.

Diaconale, saktëson edhe një herë se mendimi i tij nuk është ai i Lazio ("Lotito ka treguar qartë se kur është për të ngritur zërin nuk tërhiqet prapa"), por i kthehet fjalëve të Balotelli: "Nuk ka qenë kurrë simpatizant lacial e megjithatë ka zgjedhur sjelljen antagoniste ndaj asaj 'virtuoze' duke afirmuar se kampionati është bllokuar sapo Lazio doli e dyta. Të përfundojmë me rregullsi atë që ka nisur, si ka thënë Gravina, do të ishte zgjidhja më logjike".

Në fund një shigjetë edhe për qeverinë e futbollit: "Rreziku është që të kthehet edhe njëherë në mendjen e italianëve dyshimi se republika futbollistike është gjithnjë e kontrolluar nga një monarki e se fatet e kampionateve përfundojnë gjithnjë të vendosur në vartësi të tij!"

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI