Flash

Muajt e frikës në Itali, Begovic: "Nuk kisha parë kurrë dicka të tillë në jetën time"

Lapsi.al 16 March 2020
Muajt e frikës në Itali, Begovic: "Nuk kisha parë kurrë

"Është një makth". portieri Milan Asmir Begovic e përshkruan kështu atmosferën në Milano në emergjencën koronavirus. “Rrugët janë të shkreta. E vetmja gjë hapur janë supermerkatot. Mund të marrësh ushqim e pastaj të kthehesh në shtëpi. Është cmenduri - ka rrëfyer për faqet e 'Mirror' boshnjaku, i mbërritur tek kuqezinjtë në janar në huazim nga Bournemouth - Njerëzit kanë thënë se është si skenë filmi dhe ashtu është. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë deri më sot. E nuk jam i sigurtë se njerëzit e dinë sa keq është këtu".

Portieri ka vazhduar rrëfimin e tij mbi muajt e parë në qytetin e modës, në shtetrrethim për shkak të virusit të frikshëm: "Është shkatërrimtar për njerëzit. Duket si makth e mund vetëm të shpresosh se gjithcka do të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndodhi kaq shpejt... - ka rrëfyer për gazetën angleze Begovic, që debutoi me fanellën kuqezi në 22 shkurt në Firence e pastaj titullar kundër Genoa në një San Siro me dyer të mbyllura - Këtë javë kapëm kulmin. Kaluam nga loja normale, tek ajo me dyer të mbyllura e pastaj të mos luanim fare. Të luaje pa tifozë nuk ishte një eksperiencë e bukur. Nuk po stërvitemi tani e nuk do ta bëjmë deri në datën 23, por gjërat mund të ndryshojnë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI