Flash

"Pas dy luftrave e bombave, ku është problemi i të qendruarit në shtëpi?": Mihajlovic jep këndvështrimin e tij

Lapsi.al 16 March 2020
"Pas dy luftrave e bombave, ku është problemi i të

Eksperienca e jetës, karriera futbollistike e personaliteti i Sinisa Mihajlovic lënë gjithnjë shenjë kur flet, sidomos në momente si këto. "Kam kaluar tre muaj mbyllur në spital, për mua masat për koronavirus janë një shëtitje. Kam bërë dy luftra, përjetuar bombat: do jetë problem thua të rri në shtëpi?" ka thënë tekniku serb i Bolonjës për La Gazzetta dello Sport.

Leucemia ka tronditur jetën e serbit, që megjithatë e sheh jetën me tjetër sy: "Nuk po zvogëloj rreziqet e koronavirus, as ankthin e atyre që nuk janë mësuar të qendrojnë në shtëpi. Për shembull: gruaja ime lëviz më shumë në shtëpi se disa futbollistë në fushë! Por pas muajsh në spital pa hapur dot as dritaren, të qendrosh në shtëpi me familjen për mua është privilegj".

Cfarë bën Mihajlovic në këto ditë? "Libra, internet, telefon, film, serie tv... ka më keq, apo jo? Duhet të ndihmojmë mjekët duke qendruar në shtëpi, duke mbrojtur brezin më të dobët. Thuhet se vdesin vetëm të moshuarit me patologji të tjera, sikur të ishte një ngushëllim. Por të moshuarit nuk janë numra, janë burime, janë historia jonë".

Në fund edhe një mesazh shprese: "Do ta mundim koronavirus e kur të kthehemi në normalitet do të jetë shumë bukur. I këshilloj të gjithë të jetojnë fundin e sezonit me pasion, pa polemika apo justifikime: të na shërbejë si mësim".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI