Flash

"Në Premier futbollistët u trajtuan si kavie": shpërthimi i Rooney kundër FA

Lapsi.al 15 March 2020
"Në Premier futbollistët u trajtuan si kavie":

Wayne Rooney shfryn gjithë dufin e tij për mënyrën si futbolli anglez ka përballuar emergjencën koronavirus: "Deri në asamblenë e jashtëzakonshme të Football Association dukej sikur futbollistët në Angli trajtoheshin si kavie - ka ngritur tonet qendërsulmuesi i Derby County në kolonat e Times - Pjesa tjetër e sportit po ndalonte, ndërsa ne na thuhej të vazhdonim. Unë e shokët e mi, deri të enjten po stërviteshim në pritje të diskutimit të Boris Johnson. Pastaj më në fund u mor vendimi i duhur".

Për ish-kapitenin e Manchester United ka qenë një debutim si opinionist në faqet e të përditshmes prestigjoze britanike, në një moment vecanërisht delikat për Europën e për botën e sportit: "Disa persona nuk do të jenë të lumtur me këtë zgjedhje, por në këtë rast futbolli duhet të vihet në plan të dytë. Është një sport, është vetëm një sport. Nëse jeta e personave është në rrezik, kjo është ajo që duhet vënë prioritet, pavarësisht nga fakti që je gati të fitosh titullin, duke luftuar për tu futur në Europë apo për të evituar rënien. Do të ishim të lumtur të luanim deri në shtator nëse sezoni do të zgjatej. Kjo është puna jonë. Për sa kohë e dimë se do të luajmë në një ambjent të sigurtë për ne e spektatorët, do të luajmë".

Rooney ka përfituar nga rasti edhe për të dhënë propozimin e tij në lidhje me Katar 2022: "Tani Premier e të gjithë kampionatet anglezë duhet të riformulojnë kalendarin. Botërori i ardhshëm do të mbahet mes nëntorit e dhjetorit. Mund të përfitohet nga kjo situatë për të përfunduar sezonin në vazhdim brenda fundit të vitit e për të nisur në dimër e jo në verë dy sezonet pasuese. Kështu do të shkonim më mirë në eventin e madh".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI