Flash

Rebelimi i Reina: "Anglia nuk mund të bëjë të paditurin, na kanë kërkuar të stërvitemi"

Lapsi.al 15 March 2020
Rebelimi i Reina: "Anglia nuk mund të bëjë të

Nënvleftësimi i emergjencës koronavirus në Angli (evidentuar edhe nga fjalët e kryeministrit Boris Johnson që bënë shumë të diskutohej) është një temë që vazhdon të bëjë zhurmë edhe në botën e sportit. Të shumta denconimet, përfshirë atë të Pepe Reina, portieri spanjoll i Aston Villa. Në një intervistë për të përditshmen sportive Marca, Reina ka kryqëzuar sjelljen e autoriteteve angleze, jo vetëm për vendimin e vonë për të ndërprerë kampionatin deri në 4 prill: "Ishte një cmenduri të vazhdonim të luanim. Duhet të gjithë ta marrim seriozisht këtë situatë, vendet e tjera më të infektuara kanë marrë masa radikale e ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Anglia nuk mund të mbyllë sytë e të bëjë të paditurin".

"Këtu në Angli - rrëfeu Reina - kanë rekomanduar të jemi të kujdesshëm e të qendrojmë në shtëpi. Unë nuk ka problem të qendroj në formë i stërvitur në shtëpi - ka theksuar me polemikë spanjolli - por në do të pushojmë vetëm në fundjavë, sepse nga e hëna do të nisim stërvitjen. Vetëm skuadrat që kanë patur të infektuar janë futur në karantinë e izolim. Ne do të vazhdojmë të stërvitemi normalisht nga kjo e hënë. Shëndeti i të gjithëve është më i rëndësishëm se cdo sport. Ka prioritete në jetë që duhet të bëhen të qarta - përfundoi ai - e futbolli është vetëm një zbavitje për njerëzit. Kampionatet duhet të rinisin kur kjo të ketë kaluar e gjëja më logjike për të bërë është shtyrja e Europianit vitin e ardhshëm".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI